09:09 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / S Z

Pasi u rrah nga burri, një grua në Prishtinë tentoi të bëjë vetëvrasje

Një grua në Prishtinë ka tentuar të bëjë vetëvrasje, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga burri i saj. I dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Prishtinë 12.02.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij. Viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke përdorur preparate higjienike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.