75 Mall Live Search
14:47 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Pasi u shërua nga COVID-19, ndërron jetë një grua nga Lladova e Gjilanit

Ka ndërruar jetë një banore e Lladovës në komunën e Gjilanit, e cila javë më parë ishte infektuar me COVID-19, por që më pas kishte rezultuar e shëruar plotësisht.

Kjo gjë u bë e ditur nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, teksa tha se vdekja e banores së Lladovës nuk erdhi si pasojë e koronavirusit, transmeton Indeksonline.

”Fatkeqsisht një banore e Lladovës ka ndërruar jetë, por nuk është pasojë e Covid-19. Është trajtuar me Covid-19, por pasi është shëruar për shkaqe tjera sekondare ka ndërruar jetë”, ka thënë Haziri.

Ai shprehi ngushëllime në drejtim të familjarëve, duke thënë se lufta për të mposhtur koronavirusin ka dalë e suksesshme, por për probleme tjera shëndetësore gruaja ndërroi jetë./Indeksonline/