75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pasi u shkarkua nga Tottenhami, Pochettino refuzon klubin e La Ligas

Mauricio Pochettino refuzon rikthimin në Spanjë. Ish-trajneri i Espanyol dhe së fundmi i Tottenhamit, i shkarkuar rreth 40 ditë më parë, ka marrë një ofertë nga Real Betisi.

Por, Pochettino duke parë edhe pozicionin aspak komod që kanë Fekiri me shokë në renditje, ka refuzuar stolin e skuadrës andaluziane, e cila është në kërkim të një trajneri me peshë për të zëvendësuar Rubinin, i cili është shumë pranë shkarkimit.

Nëse Betisi në javët e ardhshme merr rezultate pozitive, ndoshta Pochettino ndryshon mendje, edhe pse gjasat janë që argjentinasi të pushojë deri në verë, për të marrë drejtimin e një skuadre të madhe para fillimit të sezonit të ri.