20:22 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pasi u shpall i pafajshëm, Limaj pritet si hero në vendlindje

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është pritur në mënyre madhështorë në vendlindjen e tij në Malishevës, pas u shpall i pfajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se sot i erdhi fundi këtij persekutimi të pa shembullt, i cili zgjati mbi 7 vjet  e 10 muaj, i orkestruar nga individë të cilët në pamundësi të ballafaqohen me argumente politike dhe devotshmëri, për t’i shërbyer vendit krijuan kurthe pas shpine.

Limaj tha se ka kënaqësinë që të rikonfirmojë sonte atë që ka thënë më 28 prill të vitit 2010, se  kudo që kanë marrë përgjegjësi shtetërore së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë, punuar për  zhvillim të vendit.

“Sonte me kënaqësi dal para qytetarëve për të rikonfirumuar atë që e kam thënë që nga dita e parë, më 28 prill të vitit 2010, se unë bashkëpunëtorët e mi, familja ime me krejt qenien dhe shpirtin tim, kemi shërbyer edhe kemi punuar për vendin tonë, kudo që kemi qenë, kudo që kemi marrë  përgjegjësi shtetërore dhe se me dashuri të madhe dhe angazhim të pa kompromis, kemi hapur horizonte të reja të zhvillimit të vendit tonë dhe se kemi shërbyer me devotshmëri vendit tonë, dhe ashtu siç kam thënë më 28 prill dhe as sot as kurrë askush nuk mund të gjejë asnjë cent të keqpërdorur nga unë, nga bashkëpunëtorët e mi, nga familja ime”, tha ai.

Limaj tha se nuk u dorëzua, sepse ishte i bindur se me devotshmëri dhe pastërti i ka shërbyer  vendit dhe çdo qytetari të Kosovës.

Sipas tij, brenda natës e kthyen nga ministri më i suksesshëm, në njeriun më të urryer në vend edhe pse në asnjë moment nuk e ka shkelur ligjin, përkundër ai dhe bashkëpunëtorët e tij ishin pishtar të rendit dhe të ligjit.

“Nga një ministër i suksesshëm, e i vlerësuar anekënd Kosovës, brenda natës më kthyen dhe më bënë dhe më paraqiten si njeriu më i urryer i këtij vendi, se gjoja po e merrte të ardhmen e qytetarëve të Kosovës. Unë nuk u dorëzova dhe qëndrova me krye lartë, duke qenë fortë i bindur në çdo hap në çdo minutë të jetës sime, se me devotshmëri i kam shërbyer këtij vendi, këtij kombi dhe çdo qytetari të kësaj Republike. Unë e kisha për detyrë për të dëshmuar se ashtu si prindërit, si familja ime, dhe bashkëpunëtorët dhe unë, bashkë i kemi shërbyer këtij vendi me devotshmëri, me pastërti, me dashuri dhe asnjë hap dhe për asnjë moment jo që nuk kemi shkelur ligjin, por përkundrazi jemi pishtar të rendit, të ligjit, të zhvillimit të projekteve të mëdha në këtë vend, derisa të tjerë thurnin kurtha prapa shpinës”, tha ai.

Limaj tha se ka ndjerë detyrim  që të dëshmojë, që së bashku me bashkëpunëtorët e tij, shërbyen me devotshmëri dhe e kthyen Kosovës nga një vend i zhytur në baltë, në një vend me infrastrukturën më të  mirë në Ballkan.

Për ata të cilët kanë konstruktuar dhe montuar rastin e tij, tha se mos çoftë nën lëkurën e tyre, pasi që  nuk i njohin dhe nuk dinë se si veprojnë ata.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe qytetarët e Kosovës, që e mbështetën për gjatë gjithë këtij procesi dhe nuk lejuan që të realizohen planet e atyre që i montuan ato situata pas shpine.

Limaj u zotua se do të angazhohet fuqishëm për shkapjen e shtetit nga individë, të cilët rrënojnë jetën e  njerëzve të pafajshëm.

Ai tha se koha e njerëzve të lig ka përfunduar dhe se tani është koha për njerëz që punojnë për ligjin dhe shtetin.

“Edhe nga pozita e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, iu siguroj qytetar të Republikës, se krejt jetën time do t’ia kushtoj vendit dhe ligji, se krejt jetën time do të luftoj banda, individë, ata të cilët në mendjen e tyre pjell gjëra të liga, të mbrapshta, për të rrënuar jetën e qytetarëve të vendit tonë. Koha e njerëzve të lig po përfundon, por vjen koha e njerëzve që duan e punojnë brenda ligjit për shtetin e tyre, për vendin e tyre. Ne kështu të bashkuar mund të ndërtojmë një vend të lirë, të ndershëm, me mirëqenie. Ne kështu të bashkuar mund t’i ofrojmë Kosovës atë që se ka fatkeqësisht ende, sigurinë juridike”, tha ai.

Limaj ka ftuar sistemin e drejtësisë që të luftojë fortë për t’u çkapur nga individët, sepse zëra për ta çkapur sistemin e drejtësisë në vend nga individët çdo ditë e më shumë po rriten dhe se Nisma për Kosovën do të jenë flamurtar i kësaj çkapje.

Kreu i Nismës për Kosovën tha se zero cent i kanë marrë nga buxheti i Kosovës dhe se veprat e tyre flasin më së miri për këtë, dhe se ata po kthehen fuqishëm për të vazhduar me projekte tjera drejtë integrimeve evropiane dhe drejtë projekteve të mëdha për investim të fuqishëm.

Ish-ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj është shpallur sot i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës për rastin e njohur si MTPT. Të pafajshëm janë shpallur edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka,/Indeksonline/