21:28 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pasi u zgjodh kampione e botës, me këtë vallëzim Getta Beqa e “kalli” atmosferën (Video)

Getta Beqa, është emri më i ri që korri sukses duke përfaqësuar shtetin tonë. Nëna e tre fëmijëve triumfoi javën e kaluar në Kampionati Botëror i Fitnesit IFBB që u mbajt në Biarritz të Francës, shkruan Indeksonline.


Getta përmes një video të publikuar në rrjetin e saj social Instagram, ka treguar se menjëherë pas triumfit të saj, ajo ka festuar duke kërcyer në mbrëmjen gala të eventit në fjalë. Ndërsa ajo përveç e zonja në fitnes, qenka edhe në vallëzim./Indeksonline/