09:32 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pasi u zhduk nga Instagrami, Dua Lipa shfaqet nga ky vend

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka befasuar të gjithë me veprimin e fundit, duke fshirë të gjitha fotografitë në rrjetin social Instagram.

Por, edhe pas këtij veprimi ajo po vazhdon aktivitete e saj profesionale.

Së fundmi, 23- vjeçarja është fotografar teksa po bën xhirimet e videoklipit të ri.

Dua u kap në disa imazhe të publikuara nga e përditshmja “Daily Mail” në shkallët e emergjencës të një pallati me një pallto të gjatë ngjyrë portokalli ndërsa shfaqet me stilin e ri të flokëve dy ngjyrëshe.

Ndërkohë Dua nuk ka bërë të ditur detaje të reja rreth publikimi të projektit, teksa mbetet mister arsyeja e zhdukjes nga Instagrami./Indeksonline/