75 Mall Live Search
17:28 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Pasi vrau gruan dhe nusen, Krasniqi telefonoi të birin, ja çfarë i tha

Vrasja e gruas dhe nuses së djalit, nga 61-vjeçari Hasan Krasniqi, ka shqetësuar gjithë opinionin, përcjellë Indeksonline.

Derisa Policia është duke punuar në zbardhjen e rastit dhe të rrethanave, familjarët e Krasniqit kanë zbuluar detaje nga ngjarja tragjike.

Sipas familjarëve, i dyshuari pasi ka vrarë gruan dhe renë, ka telefonuar djalin e tij, hendbollistin e njohur, Kreshnik Krasniqin.

“Pas vrasjes ky e ka thirr djalin e vet, K.K. në telefon, i ka thanë unë ta kom vra gruan edhe nënën, tash po e vras veten”, citon të ketë thënë Krasniqi, një familjarë i tij.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja tragjike në Dardani, ishte e pranishme edhe një 2 vjeçare, që besohet të jetë , mbesa e të dyshuarit. /Indeksonline/