75 Mall Live Search
18:36 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / Gj. Sh

Pasi zyrtarizoi Inzaghin, Al Hilal bën ofertë zyratre për Osimhen

Skuadra arabe, Al Hilal është tepër aktive në tregun e transferimeve.

Pasi mbrëm zyrtarizuan Simone Inzaghin si trajner, Al Hilal ka bërë ofetrtë zyrtare në drejtim të Napolit, për Victor Osimhen, shkruan IndeksOnline.

Propozimi i tyre është 65 milionë euro plus 5 milionë të tjerë bonuse.

Sulmuesi nigerian sezonin e fundit ishte i huazuar te Galatasaray, ku arriti të fitonte titullin e Kampionit të Turqisë.

Ai fitoi Këpucën e Artë, pasi shënoi plot 26 gola në Superligën e Turqisë, me fanellen e galatasarayt./IndeksOnline/