23:16 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

“Pasionet e Fshehta” po rikthehet

Meqenëse disa muaj më parë u konfirmua se do të kishte një sezon të dytë të “Pasionet e Fshehta”, spekulimet se cilët do të ishin aktorët që do të ktheheshin te personazhet e tyre në vazhdimin e telenovelës së suksesshme nuk kanë të ndalur.

Këtë të hënë, Telemundo u dha fund thashethemeve duke zbuluar kastin që do të jetë pjesë e episodeve të reja. Për gëzimin e shumë njerëzve, 5 nga 6 protagonistët e tij origjinal u konfirmuan, transmeton Indeksonline.

Danna García (Norma), Mario Cimarro (Juan), Paola Rey (Jimena), Juan Alfonso Baptista (Reyes) dhe Natasha Klauss (Sarita) do t’u japin përsëri jetë motrave Elizondo dhe vëllezërve Reyes.

Pas suksesit botëror të sezonit të parë, ne jemi të ngazëllyer për të filluar prodhimin e “Pasión de Gavilanes II” dhe do të jemi në gjendje të ribashkojmë kastin origjinal 20 vjet më vonë për të vazhduar këtë histori të mrekullueshme”, tha Marcos Santana, president i Telemundo Global Studios./Indeksonline/