19:49 / E Diele, 20 Qershor 2021 / AR

Pasojat e Covid-19 në shëndetin mendor/ Mbi 5 mijë kosovarë kërkuan ndihmë

Vaksinimi masiv kundër Covid-19 nga profesionistë të shëndetit mendor po vlerësohet si lehtësim psikologjik për qytetarët, megjithëse pohojnë se pasojat e shkaktuara në shëndetin mendor do të jenë afatgjata.

Gjatë kësaj periudhe të pandemisë mbi 5 mijë qytetarë iu drejtuan Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë për këshillim në tejkalimin e problemeve që u shkaktoi virusi i rrezikshëm.

Në këtë qendër theksojnë se stres të serishëm te qytetarëve po shkaktojnë edhe variantet e reja të Covid-19./rtv21/