75 Mall Live Search
19:23 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Pasojat e mosratifikimit të Demarkacionit

Për demarkacionin dhe proceset e tjera integruese të Kosovës ka folur analisti i politikave ndërkombëtare nga Uashingtoni, Janusz Bugajski.

Ai ka deklaruar se institucionet dhe Kuvendi i Kosovës duhet sa më shpejt ta përfundojnë çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, pasi sipas tij, çdo vonesë do të ketë pasoja për të ardhmen e vendit dhe për proceset integruese.

“Demarkacioni duhet të kryhet sa më shpejt sepse është çështje shumë e rëndësishme për Kosovën. Është shumë me rëndësi për këtë Qeveri që të mos anashkalojë këtë çështje”, tha Buganjski, për televizionin publik.

Ai tha se mos ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit, do të ndikonte mbi Kosovën në mënyrë negative, kurse do të ndihmonte Serbinë që të izolojë Kosovën në mënyrë ndërkombëtare.

“Do të ndihmojë Rusinë në ofensivën e saj që të destabilizojë rajonin. Kjo do të ndajë Kosovën jo vetëm nga çështja e liberalizmit, marrëveshja e Stabilizim Asociimit, por edhe mund të shtyjë Kosovën drejt një konflikti me një vend anëtar të NATO-s. Pastaj do të kërcënojë transformimin e FSK-së dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Bugajski.