Pasojat e vetëm një puthje në buzë tek fëmija, prindërit ndajnë përvojën e hidhur
Prindërit kanë ndarë një paralajmërim për familje të shumta, rreth ndikim që mund të ketë një puthje në buzë.
Një vjeçarja, Kaylah Merritt u shtrua në spital për katër ditë dhe ishte afër vdekjes pasi një anëtar i familjes e puthi atë në buzë përderisa ishte me grip.
Kaylah kishte pasur një reaksion të shpejtë të skuqjes në të gjithë trupin e saj dhe qau nga dhimbja.

Edhe pse shpejtë u dërgua në Spitalin e Darlingtonit, u diagnostikua me ekzemë herpetikum, një infeksion viral i shkaktuar nga virusi i njohur si herpes, transmeton Indeksonline.
Ajo kishte nevojë për dy raunde antibiotikësh dhe disa krema të ndryshme vetëm për të zbutur lëkurën e saj dhe për t’i zvogëluar dhimbjet.

Mjekët më pas thanë se përvoja e fëmijës në këtë rast mund të kishte qenë fatale./Indeksonline/