Pasojat katastrofike të përmbytjeve në Bosnjë e Hercegovinë, të paktën pesë të vdekur

Pasojat katastrofike të përmbytjeve në qytetet e Bosnjë e Hercegovinës, më të rëndat në Jabllanicë, rezultuan me të paktën me pesë të vdekur, raporton mediumi N1 në këtë shtet, transmeton Klan Kosova.
Reshjet e shiut gjatë 24-orëve të fundit në rajonin e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiseljak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar vështirësi për banorët e këtyre komunave.
“Për shkak të vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, një numër i madh i popullatës është në rrezik, me informacione se ka viktima si edhe një numër të madh të të lënduarve dhe personave të zhdukur”, njoftoi Administrata Federale e Mbrojtjes Civile atje (FUCZ).
Komuna e Kiseljakut shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
