75 Mall Live Search
17:50 / E Premte, 24 Shkurt 2023 / MSH

Passion ofron të gjitha shërbimet falas, duke krijuar radhë të gjata!

Është moment i veçantë për ne që sot festojmë bashkë 20-vjetorin e themelimit të shtëpisë sonë të përbashkët – Passion! Një rrugëtim i gjatë, i cili la gjurmë të pashlyeshme në industrinë e bukurisë në vendin tonë.

Në vitin e themelimit të Passion, më 24 shkurt – 2003, ishim një studio shumë e vogël, me vetëm disa karrige e pak staf, por sot jemi rrjeti më i madh i studiove të bukurisë në rajonin e Ballkanit.

Ky rrugëtim i suksesshëm u atribuohet dy akterëve kryesorë: klientëve tanë që gjithmonë kanë besuar në shërbimet tona, si dhe stafit tonë profesional, që me përkushtimin dhe punën e tyre unike e të palodhur asnjëherë nuk kanë bërë kompromis për kualitetin e shërbimeve”, thotë Betim Gashi, themelues i “Passion”.

Për këtë ditë të veçantë, si shenjë falënderimi për klientët, “Passion” ka organizuar një surprizë të veçantë për të gjithë klientët: gjatë gjithë ditës, të gjitha shërbimet do të jenë falas + do të shpërndahen shumë dhurata dhe do të ketë surpriza të tjera!

Në mënyrë që të kenë mundësi të përfitojnë të gjithë klientët, në 20-vjetorin e themelimit të Passion, më 24 shkurt – 2023, do të punojmë pa termine duke u bazuar në renditjen e numrave që do të pranojnë klientët nga stafi ynë në kohën kur arrin në studiot tona, thotë Betim Gashi, themelues i “Passion”.

Shfrytëzojmë këtë moment të veçantë për të falënderuar përjetësisht klientët, partnerët dhe stafin tonë, pa të cilët nuk do të ishte i mundur ky sukses. Duam të theksojmë që “Passion” do të vazhdojë me të njëjtën energji dhe elan të ofrojë shërbime kulminante të bukurisë, me çmimet më të arsyeshme në treg, si dhe duke sjellë gjithmonë risi dhe oferta të ndryshme për klientët tanë.

Filluam si një shtëpi e vogël, e sot jemi një familje e madhe!

20 vjet në shërbim të bukurisë!