Pastërtia në nivel shumë të ulët, shikoni gjendjen në QKUK (Video+Foto)
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës edhe më tej gjendja vazhdon të jetë e mjerueshme, dhe kjo për shumë fakte. Shumë reparte të klinikave i ka kapluar papastërtia, ani pse shumë punonjës paguhen për të kryer shërbime të tilla.
Madje gjendja e tillë nuk po pengon as punonjësit e reparteve të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Në një video të siguruar nga Indekonline, shihet se si ashensorëve u mungon kaq shumë higjiena dhe si fakt i tillë ngrit dyshime se mund të pasojë në shëndet çdo njëri që i duhet të kryejë vizitë në spital./Indeksonline/