“Pastrimi” apel banorëve të Lakrishtës: Mos i parkoni veturat në rrugë, na lejoni t’i kryejmë shërbimet
Ndërmarrja “Pastrimi” u ka bërë apel banorëve të lagjeve “Tregtia” dhe “Lakrishte” që t’i largojnë veturat e parkuara në rrugë.
Sipas tyre, ky fenomen po e pamundëson ndërmarrjen që t’i largojnë mbeturinat në këto zona.
“Luteni banorë, mos i parkoni veturat në rrugë dhe afër kontejnerëve. Na mundësoni t’ kryejmë shërbimet si duhet”, bën thirrje “Pastrimi”.

