75 Mall Live Search
08:36 / E Diele, 01 Qershor 2025 / Burim

‘Pastrimi’ e vazhdon grevën edhe të dielën, punëtorët e kaluan natën para Komunës së Prishtinës

Tash e njëmbëdhjetë ditë, po vazhdon greva e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” para objektit të Komunës së Prishtinës, të cilët kanë deklaruar se do të qëndrojnë aty derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.

Sipas tyre,  Komuna e Prishtinës u ka borxh kësaj kompanie 2.7 milionë euro.

Ata po kërkojnë gjithashtu që t’u kthehet borxhi për derivate e kamionë, raporton IndeksOnline.

‘Pastrimi’ grevën e ka vazhduar edhe këtë të diele.

Punëtorët e saj po vazhdojnë të qëndrojnë ditë e natë në tendën e vendosur në oborrin e Komunës.

Ndërsa përballë Komunës i kanë vendosur kamionët e kompanisë.

Deri me tani, Komuna e Prishtinës ka dhënë pak shpresë për një marrëveshje mes saj dhe kompanisë ‘Pastrimi’.

IndeksOnline ju sjell pamje…