21:41 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pastrimi i dhëmbëve të paktën 3 herë në ditë, ulë rrezikun për sëmundjet e zemrës!

Të gjithë ata persona që i pastrojnë dhëmbët të paktën 3 herë në ditë, janë më pak të rrezikuar nga sëmundjete zemrës.

Studimi i ri thotë se, pastrimi më i shpeshtë i dhëmbëve ulë dështimin e zemrës dhe fibracionit atrial, shkrun Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Mendohet se larja e shpeshtë zvogëlon bakteret që jetojnë ndërmjet dhëmbëve dhe mishrave, duke e lejuar atë të hyjë në qarkullimin e gjakut.

Shkencëtarët në Korenë e Jugut ekzaminuan lidhjen midis higjenës orale dhe problemeve të zemrës në studimin e 161,000 njerëzve të moshës midis 40 dhe 79 vjeç.

Ata kanë bërë një ekzaminim rutinë- mjekësore midis 2003 dhe 2004, dhe kështu rreth dhjetë vjet më vonë, rreth 5 përqind kishin zhvilluar fibrilacion.                                                                                                                     

Furçimi shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të dështimit të zemrës dhe një rrezik të zvogëluar prej 10 përqind të fibrilacionit atrial.

Gjetjet ishin të pavarura nga faktorët- përfshirë moshën, marrëdhëniet, gjendjen financiare, ushtrimet e rregullta, konsumin e alkoolit dhe indeksin e masës trupore.

Autori i lartë i studimit, Dr. Tae-Jin Song, nga Universiteti Eëha Ëoman në Seul, tha: ‘Ne po studiojmë një grup të madh për një periudhë të gjatë, e cila shton forcë në gjetjet tona’.

Hulumtimi u botua në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese./Indeksonline/