75 Mall Live Search
21:56 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pastrimi i mbulesave dhe rrobave të pjesëtarëve të FSK-së mbi 150 mijë euro

Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht Kazerma “Adem Jashari” në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, ka shpërblyer një operator ekonomik me kontratë për t’i pastruar rrobat e gjëra të tjera sipas nevojave të FSK-së.

Kontrata me titull “Shërbimet e pastrimit të rrobave për nevojat e FSK-së” i është dhënë operatorit A.L. Dushi.

Vlera e kësaj kontrate është 159 mijë e 724 euro për 36 muaj, përcjellë Indeksonline.

Duke u bazuar në këtë kontratë, OE do të kryej shërbimet e pastrimit të mbulesave dhe rrobave, duke përfshirë ato të zjarrfikjes, të zhytjes, uniforma solemne dhe të punës e të tjera rroba.

Në këtë kontratë janë paraparë edhe sasia e përafërt e gjërave që duhet të pastrojnë për tri vite, si rroba të zhytjes 400 palë, të zjarrfikjes 200 plalë, uniforma solemne 1 mijë palë e kështu me radhë./Indeksonline/