17:55 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / MSH

Pastrohen brigjet e Lumbardhit të Pejës, hiqen 200 thasë mbeturina

200 thasë me mbetje janë larguar nga vullnetarët e “Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën” si dhe 70 kubikë mbetje të përziera me ekskavatorë, nga brigjet e lumit Lumbardhi i Pejës.

Mbështetur nga WWF Adria dhe perkrahur nga KRM Ambineti e Komuna e Pejës, Let’s Do It ka realizuar edhe nje aksion tjetër në vazhdën e shumë të tillëve, me qëllim rikthimin e vëmendjes së përgjithmne karshi mjedisit.

Në këtë aksion u larguan 200 thasë me mbeturina nga vullnetarët si dhe rreth 70 kubikë mbetje të përziera me ekskavatorë.

Let’s Do It u ka bërë thirrje institucioneve qëndrore dhe atyre komunale që të merren seriozisht me trajtimin dhe mirëmajtjen e brigjeve të lumenjve dhe shtretërve të tyre sepse po shndërrohen në deponi të mbeturinave.

“Angazhimi ynë do të vazhdojë deri në arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme” thuhet në njoftimin e tyre.