07:42 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Pastrohen edhe pikat e grumbullimit të mbeturinave

Krahas pastrimit të rrugëve, në Prishtinë po pastrohen edhe pikat e grumbullimit të mbeturinave si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kryetari Shpend Ahmeti falënderoi të gjitha ekipet në terren për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.

“Ne të tjerët të i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë, duke hedhur mbeturinat në kontejnerë dhe duke qëndruar në shtëpi e reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme! Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët”, tha Ahmeti.