Pastrohen hapësirat publike në Fushë-Kosovë

Në Komunën e Fushë-Kosovës këto ditë po bëhet pastrimi i të gjitha hapësirave publike. Ekipet mobile të shërbimeve publike kanë filluar me pastrimin e varrezave të qytetit, pastaj me hapësirat përreth sallave të sportit, stadiumin e qytetit, oborret e shkollave, ambientet përreth çerdheve, trotuaret etj.
Siç bëhet e ditur ekipet e shërbimeve komunale do të vazhdojnë punën për pastrimin e barishteve, shkurreve, mbeturinave.
Pamje:


