75 Mall Live Search
21:35 / E Hënë, 10 Janar 2022 / AR

Pastrohen rrugët e Suharekës, në terren del kryetari

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka dalë të shoh nga afër pastrimin e rrugëve që po bëhet si pasojë e borës.

Ai në Facebook ka njoftuar se është obligim i tyre që të jenë në shërbim të qytetarëve.

“Pastrimi i rrugëve vazhdon…Obligimi ynë është të jemi në shërbim të qytetarëve…”, ka shkruar Muharremaj.

Kujtojmë që sot janë bllokuar shumë rrugë për shkak të reshjeve të dendura të borës./Indeksonline/