75 Mall Live Search
17:24 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pastrohet sheshi nga shitësit ambulant dhe makinat e fëmijëve që vepronin në mënyrë ilegale

Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet më problematike me kaos urbanistik, dyndje të popullsisë e më një komunikacion të dendur.

Por, veç të tjerash kryeqyteti ynë vazhdon të përballet me probleme të tjera, siç janë ndërtimet pa leje, zënja e trotuareve, ajri jo i mirë dhe veprimet ilegaile të tjera, përcjellë Indeksonline.

Më 15 mars, drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahir, përmes një njoftimi bëri të ditur se ka konfiskuar gjësendet dhe makinat e vogla për fëmijë që qarkullonin pa leje në sheshin kryesor. Megjithatë gjobat dhe as ky ndëshkim nuk mjaftuan. 

Përgjatë gjithë këtyre muajve shitësit ambulant i pamë në shesh, duke e shndërruar atë në treg.

Por, Tahiri sot ka bërë pastrimin e pjesës kryesore të Prishtinës. Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve në llogarinë Facebook, ku sheshi tashmë është pastruar dhe këmbësoret kalojnë të qetë./Indeksonline/