13:24 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Pastrohet sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë i është kthyer normalitetit. Me këtë rast është pastruar pasi mbrëmë ishte mbushur me mbeturina nga simpatizantë e futbollit, të cilët u mbledhën për të shikuar së bashku finalen e Champions League.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka postuar sot një fotografi në rrjetin social “Facebook” ku shihet se është pastruar gjithçka.

“Pas finales”, ka shkruar shkurt Ahmeti, transmeton ‘Indeksonline’.

Ndryshe, më poshtë keni pamjet se si ishte mbrëmë sheshi “Zahir Pajaziti”, pas përfundimit të ndeshjes Real Madrid- Liverpool.