75 Mall Live Search
00:22 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pasuria e Agim Bahtirit, 4 shtëpi dhe miliona tokë hektarë

Deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit, e ka bërë edhe kryetari i Mitrovicës Jugore- Agim Bahtiri.

Bahtiri i cili drejtimin e kësaj komune e mori në vitin 2017, i ka deklaruar 4 shtëpi.

Sipas tij tre nga këto i ka të trashëguara nga prindërit kurse tjetrën nga kredia e marrë në bankë gjatë vitit 2008, shkruan Indeksonline.

Bahtiri posedon edhe tokë bujqësorë të trashëguar nga prindërit që nga viti 1961, vlera e të cilës kap shumën 6,200,000.00 euro.

Tutje, i pari i Mitrovicës Jugore ka të deklaruar edhe një veturë të blerë “Audi Q7”, në vlerë prej 10.000,00 euro.

Ai ka treguar se para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ka 10.000,00 euro. /Indeksonline/