17:00 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pasuria e deputetes Mimoza Kusari- Lila, e deklaruar për AKK

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari- Lila ka deklaruar pasurinë e saj për Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK).

Kusari ka deklaruar një banesë 200 m2, 180 mijë euro përgjatë vitit 2008, derisa në pronësi të përbashkët ka deklaruar edhe një banesë 100 m2, të blerë 70 mijë euro.

Deputetja në fjalë nuk ka deklaruar të ketë veturë personale, derisa një të tillë e ka deklaruar në emër të bashkëshortit, të tipit “GLK” Mercedes, në vlerë 11 mijë e 500 euro- shkruan IndeksOnline.

Kusari- Lila i ka deklaruar edhe paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiare, se që janë 599 euro.

Tutje, ajo ka deklaruar edhe për detyrimet e saj financiare. /IndeksOnline/