75 Mall Live Search
08:41 / E Martë, 29 Qershor 2021 / OSH

Pasuria e madhe e Lutfi Hazirit, e trashëguar nga prindi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK).

Haziri ka bërë me dije se ka truall në 13 vende të ndryshme, të gjitha të trashëguar nga prindi i tij.

Vlera e tokës që ai gëzon është mbi 1 milion euro, shkruan IndeksOnline.

 

Haziri ka deklaruar se në vitin 2015 ka blerë një banesë në vitin 2015, në vlerë prej 100 mijë euro.

I pari i Gjilanit ka deklaruar edhe paratë e tij të mbajtura në institucione financiare, porse nuk ka deklaruar asnjë makinë. /IndeksOnline/