Pasuria e Milaim Zekës, 7-të banesat si dhe paratë e kursyera
Pasurinë e tij për Agjencionin Kundër Korrupsionit, detajisht e ka treguar edhe ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka.
Shtëpia e Zekës prej 200.00 m2 si trashëgimi që nga viti 1985 kap shifren prej 100.000,00 euro.

Zeka është pronar edhe i 7’të banesave të tjera, të cilat i ka blerë më kredi, nga shitje të ndryshme si dhe kursimet, shkruan Indeksonline.
Poashtu si trashëgimi ai ka mal, tokë e truall prej 10.00 hektarë e cila kap vlerën prej 100.000,00 euro.
Tutje, ish-deputeti i legjislaturës së fundit të Kuvendit të Kosovës të deklaruara ka edhe dy vetura “Opel Zafira” dhe “BMË X1”, të dyja këto, sipas tij kushtojnë 13 mijë euro.
Kurse, para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ai ka deklaruar 25.000,00 euro./Indeksonline/