75 Mall Live Search
21:48 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pasuria e pronarëve të skuadrave të Serie A, kryeson ‘bossi’ i Milanit

Së fundmi është publikuar pasuria e 20 pronarëve (ose kompanive pronare) të skuadrave të Serie A.

Kompania “Elliot” që posedon 99% të aksioneve të Milanit kryeson listën.

Kompania amerikane ka një pasuri prej 35 miliardë dollarë dhe aktualisht është sipërmarrësi më i pasur në Serie A.

Pas tyre renditet familja Agnelli që ka në pronësi Juventusin nga viti 1923. Pasuria e tyre që në pronësi kanë kompaninë e famshme të veturave FIAT kap vlerën deri në 15 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë renditen pronarët kinez të Interit me një pasuri totale prej 8 miliardë dollarë.

Pronarët më të varfër në Serie A janë ai i Empolit dhe Sampdorias me pasuri 50 milionë dollarë. /IndeksOnline/

Milan – Elliot Menagement Corporation (99%) – 35 miliardë dollarë

Juventus – Familja Agnelli – 15 miliardë dollarë

Inter – Zhang Jindong (Suning) – 8 miliardë dollarë

Fiorentina – Rocco Commisso – 4.8 miliardë dollarë

Bologna – Joey Saputo – 4.8 miliardë dollarë

Sassuolo – Giorgio Squinzi (Mapei) – 2.6 miliardë dollarë

Torino – Urbano Cairo – 1.5 miliardë dollarë

Brescia – Massimo Cellino – 1.2 miliardë dollarë