12:43 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Pasuria e Rita Orës kap shifrën e 18 milionë dollarëve

Rita Ora radhitet në mesin e këngëtareve më të pëlqyera dhe më të komentuara të momentit.

Karrierën e saj artistike ajo e nisi falë talentit të saj, derisa ishte një femër e zakonshme nga një familje emigrantësh.

Ndërsa, tani ajo radhitet në mesin e njerëzve më të pasur në Londër.

Në listën “The Sunday Times Rich List”, Rita thuhet se ka një pasuri prej 18 milionë eurove, pasuri kjo e fituar nga albumi i saj i fundit dhe kontratat fitimprurëse me market prestigjioze.

Ndërsa, nëse e marrim si femër shqiptare, ajo padyshim që bën pjesë në mesin e tyre. Madje së fundmi ajo ka blerë edhe një shtëpi në Prishtinë./Indeksonline/