75 Mall Live Search
11:52 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pasuria e Thaçit, ky është deklarimi i tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit

350 mijë euro është çmimi shtëpisë së re të presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Edhe pse i njëjti është në pritje të një kredie për të mbuluar pagesën.

Në deklarimin e vitit 2019 të pasurisë së Thaçit në AKK figuron edhe një tokë shtëpi që është në pronësi të përbashkët në vlerë prej 350 mijë euro, një shtëpi tjetër që e ka të trashëguar nga familja në vlerë prej 80 mijë euro, si dhe një tokë bujqësore të trashëguar poashtu nga familja me kosto prej 180 mijë eurosh.

Thaçi ka deklaruar vetëm një veturë të bashkëshortes, Lumnie Thaçi e cila ka kushtuar afro 15 mijë euro e që sipas të njëjtit është blerë përmes kursimeve.

Presidenti i Kosovës ka deklaruar se në bankë ka vetëm 10 mijë euro e që sipas tij këto para janë shpenzuar në shtëpi për shpenzime familjare.

Para të gatshme në xhirollogari bankare të deklaruara nga bashkëshortja e Thaçit kap shifrën e 1 mijë eurove përderisa djali i Thaçit, Endriti ka para të gatshme në bankë rreth 14 mijë euro, e presidentit Thaçi ka aplikuar sërish për kredi bankare, transmeton Indeksonline.

Të hyrat vjetore të presidentit Thaçi kapin shifrën e afro 40 mijë eurove, 33 mijë euro pagë nga posti i Presidentit të Kosovës, dhe mbi pesë mijë të tjera si mëditje./Indeksonline/

https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2019/Presidenca%20e%20Republikes%20se%20Kosoves/Hashim%20Tha%C3%A7i.pdf