19:20 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pasuria e Visar Ymerit, dhe paratë e gatshme në institucione financiare

Ish- kryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka deklaruar pasurinë e tij për Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, është pronar i dy banesave, njëra është 97 m2 kurse tjetra 124 m2, derisa të dyja janë blerë brenda 3 viteve.

Një shesh ndërtimi i blerë në vitin 2010, që sipas tij kushton hiç më pak se 55 mijë euro.

Tutje, Ymeri është edhe pronar i një parcele pyjore të cilen e ka trashëguar në vitin 2018, vlera e së cilës është 38 mijë euro.

Ymeri ka deklaruar edhe një veturë të tipit “Opel Zafira”, në vlerë prej 6 mijë e 500 euro.

Në po të njëjtin formular, ai ka treguar se posedon edhe aksione në “Bagatella”.

Ai poashtu ka bërë me dije se ka gati 38 mijë euro, para të gatshme të mbajtura në institucione financiare. /IndeksOnline/