Pasuria milionëshe e Florian Markut

Florian Marku momentalisht është njëri prej boksierëve më të mirë shqiptarë. Marku mban titullin e kampionit për peshat e lehta.
Së fundmi faqja e mirënjohur shqiptare “PeopleAI” ka bërë të ditur pasurinë e boksierit nga Lushjna.

Marku besohet se ka një pasuri prej 4.43 milionë dollarë.
29-vjeçari së fundmi triumfoi ndaj Chris Jenkins, ndërkohë pas meçit kërkoi një duel me boksierin e famshëm britanik, Amir Khan.
Po ashtu, Marku ka premtuar se ndeshjet e radhës do ti zhvillojë në Kosovë dhe Shqipëri.