Pasuritë natyrore: Mundësi apo “mallkim” i rritjes ekonomike?
Shkruan: Mr. Fahredin Verbovci
Përmes këtij punimi, do mundohem qe te zhvendos ne pah perspektiven e rritjes ekonomike te shtetit karshi pasurive natyrore me te cilat disponon shteti dhe sfidave afatgjate me te cilat mund te ballafaqohet zhvillimi ekonomik i shtetit duke u bazuar në mundësin e dhënë nga ”nëna” natyrë.
Pasurit natyrore si ato te përsëritshme ashtu edhe ato jo përsëritshme përbenë kapitalin real natyror te shtetit nga e cila krijohen forma tjera te kapitalit dhe që kontribuojnë në rritjen e të ardhurave, rritjen e punësimit, ulje të varfërisë. Andaj për shkak te kësaj rëndësie qe kane burimet natyrore, ato duhet domosdoshmërisht të menaxhohen mire dhe në mënyrë të qëndrueshme sepse në të kundërtën, ekziston mundësia që me mos planifikim të qëndrueshm dhe afatgjate për të ardhmen të kthehet në gjendje të ashtuquajtur “ mallkim” për rritje ekonomike.
Në këtë aspekt, rol të rëndësishëm luan Qeveria për mes zbatimit të politikave të qëndrueshme që sigurojnë këto pasuri në zhvillim ekonomik afatgjate, e jo që gjenerojnë të ardhura afat shkurta. Sa më pak që Qeveria ndërhyn në Ekonomi, aq me tepër do të ketë rritje të ekonomisë. Në shtetet me pak të zhvilluara, qeveria ndërhyn me projekte afatshkurta (duke keqpërdor paranë publike) të cilat nuk janë të qëndrueshme dhe si të tilla nuk japin mundësi të zhvillimit dhe rritjes së ekonomisë.
“Nëse ekonomia e një shtet nuk udhëhiqet nga politikat Ekonomike por nga politikat politike, atëherë ai shtet nuk do te jete ekonomikisht dhe politikisht i qëndrueshëm”.
Pasurit natyrore- mundësi e rritjes ekonomike
Janë bërë shumë hulumtime nga njohës të fushës së ekonomisë rreth burimeve të pasurive natyrore dhe rritjes së ekonomisë dhe rezultatet nuk janë të qëndrueshme edhe pse në një pjesë të madhe të literaturës, vë në pah raport negativ në mes të burimeve natyrore dhe rritjes ekonomike.
- Pjesëmarrja e sektorit te përpunimit te mineraleve ne GDP- e rëndësishme dhe pozitive;
- Pjesëmarrja e produkteve primare ne totalin e eksporteve- e rëndësishme dhe negative;
Referuar një hulumtimi të bërë nga prof. Tomas Havranek, lidhur me atë se si burimet e pasurisë natyrore ndikojnë në rritjen ekonomike afatgjatë dhe a ekziston i të ashtuquajturit mallkim të burimeve të pasurisë natyrore?
Rezultatet e këtij hulumtimi studimor (605 vlerësimeve të raportuara në 43 studime), tregojnë se mbështetja e përgjithshme për hipotezën e mallkimit të burimeve është e dobët. Rezultatet, përveç tjerash sugjerojnë gjithashtu që katër aspekte të dizajnit të studimit janë veçanërisht efektive me qellim të shpjegimit te dallimeve në rezultate përgjatë studimit dhe atë:
(1) Kontrolli për cilësinë institucionale,
(2) Kontrolli për nivelin e aktivitetit të investimit,
(3) Dallimin midis llojeve të ndryshme të burimeve të pasurisë natyrore, dhe
(4) Dallimi midis varësisë me burime natyrore dhe varësisë në burime natyrore[1].
Posedimi i burimeve natyrore, është një përparësi dhe mundësi e madhe e zhvillimit ekonomik të një shteti. Një numër i madhe i vendeve që sot konsiderohen si vende të zhvilluara, zhvillimin e tyre e kanë të bazuar nga resurset natyrore përmes procesit te menaxhimit te mire dhe planifikimit për të ardhmen e zhvillimit te ekonomisë. Andaj kur te flasim për rritjen ekonomike te shteteve te zhvilluara duhet që të bëjmë dallimin ne mes te koncepteve: “ Pasurisë me burime natyrore” dhe “varësisë në burime natyrore”.
Pasurit natyrore me të cilat disponojnë shtetet janë vërtetuar si mundësi e rritjes ekonomike por edhe “mallkim”!
Shumë shtete e kane përjetuar si “mallkim” pasurit natyrore kjo si rezultat i zhvillimit ekonomik të dobët e cila me siguri që është shoqëruar me keq menaxhimi i të ardhurave të gjeneruara, pastaj nga Institucionet e dobëta qeveritare, kontrollit të dobët të performances. Andaj, përveç pasojave ne fushën ekonomike, “mallkimi” i pasurisë natyrore mund të ketë efekte negative në qeverisje duke u manifestuar edhe me shkallë të lart të korrupsionit.
Politik bërësit dhe institucionet implementuese duhet që të sigurohen që pasurit natyrore të jene në funksion të asaj që duhet të jenë, pra të gjenerimit të të ardhurave dhe kapitalit investiv për një zhvillim afatgjatë. Që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes menaxhimit më të mirë të pasurive natyrore, varet kryekëput nga institucionet dhe praktikat më të mira të qeverisjes.
Një vlerësim dhe përllogaritje e drejt të pasurive natyrore janë të domosdoshme për një planifikim të fuqishëm të zhvillimit ekonomik dhe në këtë aspekt, po aq e rëndësishme është që institucionet vendim marrëse të jenë sa ma transparente. Vendim marrja e drejt siguron jo vetëm legjitimitetin për politika të drejta të menaxhimit me pasuri natyrore por edhe vlerat dhe interesat e shoqërisë duhet të merren në konsideratë në politikat zhvillimore të shtetit.
Institucionet profesionale që promovojnë rritje ekonomike konsiderohen zemra e qeverisjes së mire (këtu përfshihen agjencitë rregullatore te cilat janë të besueshme, transparente dhe të pa korruptuara).
Mekanizmat transparent dhe efektiv për administrimin e të ardhurave të gjeneruara janë instrumente thelbësore për të siguruar që pasuria e burimeve natyrore të shndërrohet në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
“Marrja e çmimit të drejtë- Kundërvlera” për burimet natyrore ka një rëndësi të madhe për rritjen e ekonomisë për mes menaxhimit më të qëndrueshëm dhe përfitimeve afatgjata te zhvillimit të ekonomisë..
Me qellim qe te arrihet maksimizimi i vlerave nga pasurit natyrore për rritje ekonomike dhe zhvillime të qëndrueshme afatgjate duke u shmang nga “mallkimi” i burimeve natyrore, kërkohet që politikat qeveritare ti strukurojnë procedurat e administrimit të të ardhurave.
Sot, po thuaj se në shumicën e vendeve të botës ekzistojnë ligje të cilat përcaktojnë krijimin e fondit nga të ardhurat e gjeneruara nga pasurit natyrore dhe ky fond mbikëqyret nga njësit e specializuara. Këto fonde lejojnë qeveritë që me mençuri dhe profesionalizëm të investojnë atëherë kur çmimet e mallrave pësojnë rritje dhe të kundërtën. Ky organ (bord) mbikëqyrës duhet që të funksionoj me përgjegjësi dhe të jetë transparent si dhe të mbroj të ardhurat e krijuara nga interesat politike afatshkurta.
Posedimi i burimeve të shumtën natyrore shkakton një ndjenjë të pa sigurisë si për njerëz njashtu edhe për Qeveritë e këtyre vendeve duke shkaktuar neglizhimin e politikave dhe masave te tjera që sigurojnë rritje ekonomike, përfshirë edhe liberalizimin e tregut, zvogëlim te burokracisë.
Vendet e pasura me burime natyrore shpesh e neglizhojnë zhvillimin e burimeve njerëzore duke mos investuar në edukim dhe zhvillim të gjeneratave të ardhshme. Natyrisht që në aspektin afatgjatë, kjo do të ndikon drejtpërdrejt në zhvillim të ekonomisë nacionale.
Këto vendet të pasura me burime natyrore zakonisht janë te prirura t’u ofrojnë benificione të ndryshme prodhuesve (p.sh: lehtësira tarifore në sektorë të veçanta dhe në anën tjetër duke vështirësuar ngritjen dhe avancimin e sektorëve të cilët do të prodhonin efekte me të mira për shoqërinë).
Kjo sjellje e tillë ndikon në rritjen e korrupsionit si rezultat i alokimit (ndarjes) së gabuar të resurseve duke ndikuar në uljen e efiçiences ekonomike dhe barazisë sociale.
Në literaturën ekonomike është identifikuar një numër i faktorëve të cilët determinojnë prodhimin e efekteve jo të dëshiruara të burimeve natyrore në rritjen ekonomike. Koncentrimi i aktiviteteve ekonomike në sektorët bazë në burime natyrore mund të ndikon në rritjen e vlerës reale te valutës kombëtare (pagave reale) apo duke e bërë jo konkurrente eksportin në sektorë tjera te ekonomisë (veçanërisht ne prodhimtari dhe sektorët e shërbimeve). Prandaj ky devijim ndryshe quhet edhe si “Sëmundja e Holandës”.
Për shkak të kësaj rëndësie themelore të burimeve natyrore, ato duhet të menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme dhe në drejtim, Qeveria duhet të ketë rolin thelbësor në zbatimin e politikave që sigurojnë që burimet e pasurisë natyrore të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik afatgjatë të shtetit dhe jo vetëm të orientohen në gjenerimin e të ardhurave afatshkurtra. Institucionet me cilësi të lartë në të tashmen, dhe planifikimi për të ardhmen, mund ta kthejnë të ashtuquajturin “mallkim” të burimit në një mundësi të rritjes se ekonomisë.
Përveç pasojave ekonomike, mallkimi i burimeve gjithashtu mund të çojë në probleme në qeverisje duke u manifestuar përmes korrupsionit.
Rëndësia ekonomike e burimeve natyrore varet nga madhësia e Dy ndryshoreve themelore:
– flukset rrjedhëse të të ardhurave, dhe
– rrjedha e ardhshme të të ardhurave.
E para është kryesisht një funksion i kostove të prodhimit dhe kërkesës së tregut, ndërsa e dyta e burimeve natyrore të burimeve dhe planifikimit të menaxhimit.
E para mund të jetë një tregues mashtrues se si burimet natyrore do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik me kalimin e kohës nëse të ardhurat rrjedhin nga varfërimi i kapitalit natyror. Ndërsa e dyta, lejon vendet e pasura me burime te pasurisë natyrore të krijojnë bazën për zhvillimin afatgjatë dhe zbutjen e varfërisë.
Përmbledhje:
Duke u bazuar në zhvillimet e reja, në teorinë e rritjes së ekonomisë ndikojnë:
- Kursimet & Investimet me qellim të akumulimit të kapitalit real;
- Edukimi, trajnimi, shëndetësia me qellim te akumulimit te kapitalit human apo krijimi i një force me produktive të punës;
- Eksporti dhe Importi i produkteve, shërbimeve dhe i kapitalit; me qellim të gjenerimit të kapitalit të jashtëm;
- Demokracia, liria dhe sinqeriteti- zhdukja e korrupsionit me qellim të ndërtimit të ashtuquajtur kapital social. Sundimi i ligjit, parakusht për ekzistencën e sistemit ekonomik;
- Sigurimi i likuiditetit ekonomik përmes ndërtimit te kapitalit financiar;
Sigurimi i stabilitetit ekonomik përmes inflacionit te ulet(norma e inflacionit nuk është e rëndësishme);
- Difersifikimi i Industrisë prodhuese dhe shërbyese. Kjo do te mundësonte zhvendosjen nga aktivitetet (industrinë primare te cilët punësojnë fuqi punëtore me aftësi te ulet ne ato intesive kapitale;
Funksionimi i institucioneve Qeveritare më i mirë eliminojnë ndikimin potencialisht negativ të burimeve natyrore ne rritje ekomomike;
Politikat qeveritare duhet te jete ne funksion te gjenerimit te te ardhurave nga pasurit natyrore dhe kapitalit investiv. Studimet parësore që përfshijnë investimet si një variabël kontrolli kanë më shumë të ngjarë të krijojnë mallkimin e burimeve natyrore;
Show more
Show less
[1] National Resources and Economic Growth, A meta-analyses, 2016