75 Mall Live Search
13:55 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Patën kontakt me futbollistët e Vushtrrisë, kjo është gjendja e lojtarëve të Flamurtarit

Sot gjatë ditës, presidenti i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi konfirmoj se dy futbollistë kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

Kundërshtari i tyre i fundit ishte Flamurtari. Ndeshja u zhvillua katër ditë më parë.

Indeksonline kontaktoi me drejtorin e Flamurtarit, Arbnor Morina që foli për gjendjen e Superligës gjatë pandemisë.

Dy propozime interesante nga Arbnor Morina për Superligë: Askush të mos largohet nga elita



“E keqja që ka virusi ka filluar t’i godasë edhe sportistët. FFK-ja me një vendim në fillim pati thënë se kampionati do të vazhdojë sidoqoftë, por rregullat e izolimit kërkojnë një regjim më të rreptë”.

“Shumica e klubeve kosovare janë duke funksionuar me 50% të kapaciteteve financiare. E kam thënë se ne si klube nuk kemi mundësi që të udhëtojmë me 2-3 autobusë. Nuk i kemi kushtet që të marrim një hotel dhe ta vendosim ekipin. Përveç “Fadil Vokrrit” asnjë stadium tjetër nuk i plotëson kushtet në zhveshtore për të mbajtur distancën 1.5 m”, tha Morina.

Më pas, ai foli për gjendjen e futbollsitëve të Flamurtarit, të cilët ishin kundërshtarët e fundit të Vushtrrisë.

“Deri tani asnjë futbollist nuk ka shfaqur simptoma. Në mëngjes kemi bërë dezinfektimin dhe tashti në orën 16:00 do të takojë të gjithë futbollsitët e do i shohim si janë gjërat. Dy futbollistëve të Vushtrrisë u urojmë shërim të shpejtë dhe rikthimin në fusha të blerta”, përfundoj Morina.

Klubet e Superligës bënë testet për koronavirusin para rifillimit të sezonit. Përveç Izair Eminit të Dritës, asnjë futbollistë tjetër nuk rezultoi pozitiv.

Mbetet të shihet se si do të rezultojë testi i dy  futbollistëve të Vushtrrisë./Indeksonline/