Patriarku Irinej: Serbia pa Kosovën është si njeriu pa kokë
Patriarku serbe Irinej, për mediet e Beogradit ka dhënë një intervistë krejtësisht politike në të cilën theksin kryesor e ka vënë në Kosovë dhe në aspiratat hegjemoniste të kishës dhe të politikës së Serbisë ndaj saj.
“Shpresa jonë më e madhe është te Zoti, te shenjtoret që i kemi atje, në Kosovë. Derisa të jetë i shenjti mbret Deçanski me trupin e vet në Deçan, derisa në patrikanën e Pejës të ketë kaq shumë peshkopë e patriarkë trupat e pakalbur të të cilëve pushojnë aty, derisa të ketë murgesha të Deviqit… po, kjo është shpresa jonë dhe me këtë shpresë tonën ne duhet t’i mbrojmë me të gjitha mjetet e lejuara shenjtoret tona, popullin, manastiret , tokën tonë në Kosovë”, shkruan kossev të ketë thënë patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.
Çdo gjë e vlefshme në histori, në kulturë dhe në spiritualitet fillin e ka në Kosovë. “Serbia pa Kosovën nuk është Serbi. Është si njeriu pa kokë”, ka thënë Irinej.