23:05 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Patrice Evra e quan Arsenalin ‘skuadër bebash’

Ish futbollisti i Manchester United, Patrice Evra ka rezervuar kritika të ashpëra për futbollistët e Arsenalit pas disfatës 1-0 nga Sheffield United.

Francezi i ka quajtur futbollistët e Arsenalit si foshnje.

“E kam thënë edhe para 10 vitesh dhe njejtë vazhdoj të mendoj. Kjo është një skuadër bebesh. Nuk e ka karakterin e fituesit. Kur kam qenë të Manchester United mezi prisja të luaja kundër Arsenalit sepse e dija që do të fitonim. Kur Van Persie erdhi te ne, i thash mirë se erdhe në klub burrash. Atij i kishte ardhur mërzi në fillim, por më pas e kishte kuptuar realitetin” deklaroi Evra për Sky Sports.


Ai ka thënë se Unai Emery nuk ndryshon asgjë nga Arsene Ëenger dhe nuk ka bërë asnjë ndryshim në skuadër. /Indeksonline/