12:12 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Patrice Evra flet për situatën e Ronaldos në United, e quan ”cirk”

Patrice Evra ka pranuar se nuk dëshiron të flas rreth Erik ten Hag dhe Cristiano Ronaldon por pas humbjes së së dielës në derbin e Manchesterit, e ka bërë këtë, ai beson se ish-shoku i tij i skuadrës meriton më shumë mundësi në Premier League.

Pas ndeshjes, Ten Hag ngriti vetullat duke pretenduar se nuk e futi në lojë pesë herë fituesin e Topit të Artë për ‘për respekt për karrierën e tij të madhe’ dhe pas kësaj u ngritën spekulime se ai mund të largohej në afatin kalimtar të janarit.

Evra e ka etiketuar situatën si një “cirk”.

“Kam lexuar raporte që thonë se United do ta lejojë Ronaldon të largohet në janar. Është përsëri një cirk. Ne jemi kthyer në atë që kemi bërë gjatë gjithë atyre viteve, nuk e kuptoj atë,” tha ai për BetFair.

“Ne nuk jemi brenda klubit, kështu që ndoshta menaxheri dhe Cristiano kanë biseduar para sezonit dhe Ten Hag tha se duhet të jetë në formë dhe do të ketë një shans. E di që një lojtar si Cristiano Ronaldo nuk do ta pranojë këtë. Të jesh në formë ti duhet kohë dhe për të luajtur’’.Ten Hag i dha Ronaldos mundësinë e tij për të luajtur në dy ndeshjet e para dhe ne humbëm, kështu që ai ndryshoi ekipin dhe ata fituan katër ndeshje radhazi. Në fakt, ajo që Ten Hag po bën është gjëja e duhur.

“Nuk më pëlqyen komentet e Ten Hag pas ndeshjes me Cityn kur u pyet pse nuk luajti me Ronaldon. Ai tha se ishte për respekt për karrierën e tij. Para së gjithash, si menaxher nuk duhet të justifikoheni kurrë. Tani cdokush mund te debatoje per vendimin e tij.Per respektin e karrieres se Ronaldos pse nuk po e luan dhe pse nuk po e nis ai nuk ka kuptim’’, tha ai