Patrice Evra rikthehet në Man Utd si trajner
Ish mbrojtësi i Juventusit dhe Manchester United është rikthyer te Djajtë e Kuq si trajner i të rinjve.
Këtë lajm e ka konfirmuar Evra në rrjetin e tij social Instagram i cili tregoi se ka vendosur të bëhet trajner për skuadrën U18 në United.
“Unë nuk mund ta përshkruaj se si ndihem tani. Vetëm veshja e uniformës së trajnerit më ka bërë njeriun më të lumtur, faleminderit Manchester United që më ndihmoi për t’u bërë trajner”, tha Evra./Indeksonline/.