Patrice Evra thotë se në çdo skuadër të futbollit janë të paktën dy lojtarë homoseksualë

Patrice Evra ka thënë se ka të paktën dy lojtarë homoseksualë në çdo skuadër të futbollit dhe ka folur mbi disa nga qëndrimet e shokëve të tij ndaj homoseksualitetit.
“Kur isha në Angli, ata sollën dikë që të fliste me ekipin për homoseksualitetin. Disa nga kolegët e mi thanë ‘është kundër fesë sime, nëse ka një homoseksual në këtë dhomë zhveshjeje, le të largohet nga klubi’ dhe komente të tjera”, tha Evra në një intervistë që përkon me publikimin e autobiografisë së tij.
Evra u kthye në Angli më 2018, duke bërë disa paraqitje për West Ham, ndërsa u largua më 2019.
“Kam luajtur me lojtarë që ishin homoseksualë. Ballë për ballë, ata u hapën me mua sepse kishin frikë të flasin me të tjerët”, u shpreh francezi.
“Ka të paktën dy lojtarë për çdo klub që janë homoseksualë. Por në botën e futbollit, nëse u tregon të tjerëve, karriera të mbaron”, shtoi tutje 40 vjeçari.
Ai luajti për Manchester United nga 2006 deri në 2014 para se të largohej për Juventus, shkruan DailyMail, përcjell Klankosova.tv.
Nuk ka futbollistë që kanë shprehur hapur prirjet e tyre homoseksuale në Premier Ligë, por klubet janë angazhuar për të promovuar gjithëpërfshirjen.