75 Mall Live Search
11:22 / E Hënë, 06 Janar 2025 / L A

Patrick Kluivert bëhet trajner i kësaj kombëtareje

Ish-sulmuesi legjendar, Patrick Kluivert, ka marrë një detyrë të re në futboll.

Ish-lojtari i Ajaxit dhe Barcelonës, do të bëhet trajner i Kombëtares së Indonezisë.

Kluivert, ka nënshkruar kontratën dyvjeçare me Kombëtaren aziatike me opsion për të vazhduar edhe dy vjet të tjerë, ku për qëllim do të ketë kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Legjenda holandeze, do të prezantohet si selektor i ri, më 12 janar.

Kluivert, kryesisht kishte qenë asistent i disa skuadrave në Holandë dhe po ashtu edhe i Kombëtares së tij, ku kishte qenë pjesë e stafit të Louis Van Gaal-it.

Ndërsa si trajner menaxhoi vetëm Kombëtaren e Curaçaos dhe skuadrën turke të Adana Demirspor./IndeksOnline/