75 Mall Live Search
14:56 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Patriot Behrami shkëlqen në Gjermani, shënon fitoren e pestë radhazi me KO

Patriot Behrami vazhdon ngritjen e tij të pandalshme në skenën ndërkombëtare të boksit.

Mbrëmë në Gjermani, talenti kosovar dha edhe një performancë të fuqishme, duke triumfuar me TKO ndaj boksierit sllovak, Ales Odraska, shkruan IndeksOnline.

Që nga gongu i parë, Behrami dominoi plotësisht duelet, duke e detyruar gjyqtarin ta ndërpresë ndeshjen pas serive të fuqishme të goditjeve që kundërshtari nuk mundi t’i përballojë.

Me këtë fitore, ai e çon rekordin e tij perfekt në 5 ndeshje – 5 fitore – 5 nokaut. Një statistikë që konfirmon edhe një herë potencialin e madh të yllit kosovar në ring./IndeksOnline/