75 Mall Live Search
09:34 / E Diele, 24 Korrik 2022 / C E

Patrioti nga Kosova po shkëlqen në Suedi, shënon dy gola në ndeshjen e fundit

Futbollisti i lindur në Prishtinë, Patriot Sejdiu po shkëlqen në Suedi me fanellën e Malmos.

22 vjecari shënoi dy gola në fitoren 3-1 të skuadrës së tij kundër Siriusit, shkruan Indeksonline.

Golin e parë Sejdiu e shënoi në minutën e 33-të.

Ndërsa golin e dytë e realizoi në fund të ndeshjes.

Ky është goli i tretë i Sejdiut me fanellën e Malmos këtë sezon derisa skuadra e tij është duke luftuar për kreun e tabelës. /IndeksOnline/