75 Mall Live Search
13:33 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Patrulla amerikane i detyron forcat ruse të futen dhe të ngecin në baltë në Siri

Një patrullë e ushtarake amerikane nuk e ka lejuar një varg të automjeteve ushtarake ruse që të përdorin një autostradë në pjesën verilindore të Sirisë.

Në disa pamje të publikuara në Twitter shihen automjetet amerikane të tipit Oshkosh M-ATV duke i bllokuar automjetet e blinduara të ushtrisë ruse për të përdorur rrugë strategjike.

Një kolonë ushtarake ruse u përpoq ta shmangte pikën amerikane të kontrollit dhe ngeci në baltë në një fushë të lagësht.

Automjetet e blinduara ruse të tipit Tigr dhe BTR-82A u munduan ta anashkalojnë pikën amerikane të kontrollit, por mbetën në baltë dhe u nevojit tërheqja me një automjet të tipit Typhoon-K.