75 Mall Live Search
19:16 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / F.R

Patrullime ‘ditë e natë’ nga ushtarët gjermanë të KFOR-it në Kosovë

KFOR ka publikuar fotografi nga patrullimet e ushtarëve gjermanë nga Komanda Rajonale-Lindje, teksa ka thënë se bëjnë patrullime të rregullta ditë e natë nëpër komuna.

Në njoftimin e KFOR thuhet se këto patrullime kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal.

“Ato janë një pjesë themelore e misionit të vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në fund theksohet se KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë.