75 Mall Live Search
22:40 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / AR

Patrullimet policore ofrojnë siguri për qytetarët

Zyrtarë policorë po vazhdojnë të realizojnë patrullime të shtuara me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe zbatimit, realizimit të masave antiCOVID.

Në mbështetje të masave kundër përhapjes së pandemisë, Plani Operativ i Policisë së Kosovës, që nga fillimi i pandemisë është përditësuar varësisht masave që kanë qenë në fuqi.

May be an image of one or more people and indoor

Andaj, edhe tani derisa masa të caktuara janë në zbatim, Policia e Kosovës do të vazhdojë t’i zbatojë të njëjtat dhe fton qytetarët që të respektohen ato masa, pasi për shkelësit eventual policia do të ndërmerr veprime mbështetur në ligjin antiCOVID.

May be an image of car and outdoors
May be an image of 1 person and standing