09:56 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / C E

Pogba mund të largohet nga Kombëtarja e Francës, shkak deklaratat e Macronit

Mediat franceze raportojnë se Paul Pogba mund t’i thotë “lamtumirë” Kombëtares.

Spekulohet se futbollisti i Manchester United-it është i pakënaqur me faktin që mësuesit të cilit iu pre koka iu dha Urdhri i Legjionit të Nderit Francez.

Është një burrë që u vra për shkak të karikaturave fyese të profetit Muhamed.

Pogba beson se deklarata e Emanuel Macron-it (“Islami është burimi i terrorizmit ndërkombëtar“) është fyese për të gjithë myslimanët që jetojnë në Francë.

Ai ka luajtur për atë përzgjedhje 72 herë deri tani, shënoi 10 gola dhe fitoi titullin në Kupën e Botës në Rusi, më 2018.

Pogba nuk ka folur ende rreth këtyre spekulimeve. /IndeksOnline/