09:25 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Paul Pogba tashmë ka vendosur për të ardhmen – madje ai i ka dërguar mesazh Ed Woodwardit

Paul Pogba iu ka treguar bashkëlojarëve të tij te Manchester Unitedi se dëshiron të largohet nga ”Old Traffordi” drejt Barcelonës, shkruan IndeksOnline.

Pogba tashmë e ka bërë këtë të ditur bashkëlojtarëve dhe stafit së fundmi që ai dëshiron të shitet, dy vite pasi iu ri-bashkua Man Unitedit nga Juventusi për 89 milionë funte.

25-vjeçari gjithashtu thuhet se i ka dërguar mesazh Ed Woodwardin duke e informuar zëvendës-presidentin e Man Unitedit për dëshirën e tij për t’u larguar.

Manchester Unitedi është duke e refuzuar për mediat se Pogba do të largohet, dy ditë para se skuadra e Jose Mourinhos të përballet me Leicester Cityn në Premier League.

The midfielder has become disillusioned with life at Manchester United under Jose Mourinho

”Djajtë e Kuq” kanë kohë deri të enjten për ta gjetur zëvendësuesin e francezit para se afati kalimtar veror të mbyllet në Angli.

Ndërsa, agjenti, Mino Raiola ka refuzuar që ta komentojë këtë situatë kur u pyetë të martën, duke thënë: ”Unë kurrë nuk do të bëj deklaratë për Paul. Ju duhet të flisni me Manchester Unitedin”./IndeksOnline/