Paul Williams përfundon dëshminë në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka përfunduar dëshminë Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje.
Dëshmia e Williamsit zgjati një ditë e gjysmë, ku tha se në cilësinë e këshilltarit juridik kishte punuar pa pagesë për delegacionin kosovar gjatë punimeve për marrëveshjen e Rambujesë.
Gjatë fundit të dëshmisë së tij, ai u mor në pyetje edhe nga mbrojtja e Jakup Krasniqit pasi pati pyetje shtesë.
Ndryshe, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq tha se nuk do të kenë dëhsmitarë tjetër për sot. Ndërsa, për javën e ardhshme do të jetë vetëm një, e që dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën në mëngjes.
Me kaq përfundoi seanca e sotme për të vazhduar të hënën me dëshmitarin e tretë të mbrojtjes./BetimipërDrejtësi